Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe njëherit kandidat për kryetar komune në Çair i cili tha se nëse zgjidhet kryetar i Çairit postin e zëvendëskryeministrit do të i’a lë deputetit aktual të Alternativës dhe VLEN, Bekim Sali.
Ja postimi i Bexhetit:
Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe nuk respekton verdiktin e popullit!
z.Izet Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit.
Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore!
Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit!
Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot.
Nëse do të kishte ndershmëri politike, do të tërhiqej menjëherë nga pozita qeveritare, sepse me çfarë fytyre, dinjiteti dhe legjitimiteti do të mbante ende një post qeveritar, nëse qytetarët e shpallin të padenjë për t’i udhëhequr në komunën?
Por ai nuk jep dorëheqje, sepse nuk jeton më në atë komunë dhe as nuk ndjen më përgjegjësi ndaj saj dhe banorëve të saj!
Kjo nuk është as parim, as dinjitet.
Kjo është kapje me thonj pas pushtetit, edhe kur qytetarët ta mohojnë besimin.
Kështu ndodh kur hyn në pushtet pa legjitimitet.
Populli do të flasë me votë dhe askush nuk mund të fshihet më pas justifikimeve të padronëve të vet!
“Kush nuk ka fytyrë për të dhënë dorëheqje, nuk ka as moral për të kërkuar votën.”, ka shkruar Bexheti.