AKTUALE

Afrim Gashi, zyrtari i vetëm që nuk reagoi për brohoritjet anti-shqiptare

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, edhe 48 orë pas skandalit me brohoritje anti-shqiptare në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumuni, nuk ka dalë me reagim dhe dënim të fyerjeve të shqiptarëve në praninë e kryeministrit Mickoski dhe dy ministrave, Stoilkoviq dhe Toshkovski, shkruan gazeta KOHA. Megjithëse reaguan të gjithë liderët e zyrtarët shqiptarë në Maqedoni, Kosovë…. madje edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Gashit duket se nuk i kanë bërë përshtypje sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve në një ndeshje sportive që nuk kishte asnjë lidhje me shqiptarët. As në rrjetet sociale të kryeparlamentarit, por as në faqen e Parlamentit nuk gjendet ndonjë reagim apo dënim i thirrjeve nacionaliste ksenofobie të huliganëve maqedonas.

Ndryshe, dje – përveç ambasadorit të Shqipërisë, kundër thirrjeve antishqiptare në kor nga huliganët maqedonase në Kumanovë reagoi edhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

  1. “Ngjarja e fundit në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit. Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik”, reagoi Spiropali, ndërsa shtoi se “bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit”. (koha.mk)

Banner

Related posts

Ky është shefi shtabit zgjedhorë të BDI-së që ua “thajti pshtymën” dhe ua ndali blicat në Tetovë

Gjyla Halili

Nga ndërrimi i pasportave, qeveria do të inkasoj 32 milion euro

admin

Ministria e Ekonomisë mbyll Thirrjen për ndarjen e vauçerëve turistikë për punëtorët me të ardhura të ulëta

Gjyla Halili