AKTUALE

Thirjet shoviniste në Kumanovë/ Blerim Bexheti porosi Vlen-it: Lëshoni qeverinë, bashkëqeverisja nënçmim dhe diskriminim për shqiptarit

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti ka reaguar kundër ngjarjes së mbrëmshme në Kumanovë, duke dënuar me ashpërsi këtë akt të neveritshëm.

Bexheti njëherit ka kërkuar nga institucionet që të reagojnë menjëherë dhe të marin masat e duhura.

“Thirrjet si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…” dhe “Maqedoni e pastër…”, të bërtitura pa asnjë ndalesë përpara syve të kryeministrit Mickoski, kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe ministrave të tjerë të qeverisë, tregojnë një heshtje të qëllimshme dhe një bashkëfajësi të rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes”- ka shkruar Bexheti.

Ja postimi plotë:

Ngjarjet e turpshme të mbrëmshme në palestrën e Kumanovës, ku u përsëritën koret me gjuhë të urrejtjes, raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve, janë dëshmi e qartë e një klime të rrezikshme që po tolerohet nga autoritetet shtetërore.

Thirrjet si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…” dhe “Maqedoni e pastër…”, të bërtitura pa asnjë ndalesë përpara syve të kryeministrit Mickoski, kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe ministrave të tjerë të qeverisë, tregojnë një heshtje të qëllimshme dhe një bashkëfajësi të rrezikshme ndaj gjuhës së urrejtjes.

Si përfaqësues i Frontit Europian, dënoj me ashpërsi këtë akt të neveritshëm dhe kërkoj përgjegjësi të menjëhershme nga institucionet!

Njëkohësisht i bëjmë thirrje VLEN-it që të lëshojë qeverinë menjëherë, sepse bashkëqeverisja e tyre me këtë mentalitet të rrezikshëm është legjitimim i fyerjeve, nënçmimit dhe diskriminimit të shqiptarëve!

Banner

Related posts

Seanca e Komisionit të Përhershëm Anketues Parlamentar për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit

Gjyla Halili

MASH: Ftojmë të gjitha palët e interesuara të përfshihen në përgatitjen e programet mësimore të reja dhe rishikimin e atyre ekzistuese

admin

Taravari: Situata në koalicionin VLEN relativisht e mirë

Gjyla Halili