AKTUALE

REISUL ULEMA NË HAPJEN SOLEMNE TË QENDRËN E KUR’ANIT FAMËLARTË NË SHKUP

Me rastin e Hapjes solemne të Qendrës së Kur’anit e koordinuar nga Myftiun e Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, më datë 1 gusht 2025, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin gjeneral të BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, drejtorin e Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, përgjegjësin e Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” hfz. Xhemail ef. Nuhiju, në prezencë të hatibit dhe imamëve Abdusamed ef. Zekiri dhe hfz. Fatih Derdiyok, hoxhallarëve, këshillit të xhamisë, xhematlinjëve dhe shumë dashamirëve të Islamit inauguruan Qendrën e Kuranit “Mustafa Pasha. Hapësirat e reja në oborrin e Xhamisë së Mustafa Pashës, tani pas një meremetimi tërësor janë shndërruar në një objekt i cili është përshtatur plotësisht me arkitekturën e xhamisë dhe që përmbush standardet, dhe në të njëjtin do të funksionojë edhe Qendra e Kuranit “Mustafa Pasha”.
Pas prerjes solemne të shiritit dhe vizitës së hapësirave, vijoi programi para namazit të xhumasë në praninë e xhematlinjve të shumtë.
Në fillim, hatibi i xhamisë, h. Abdusamed ef. Zekiri, u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve,
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij investimi dhe nevojën për këtë Qendër të Kuranit. Ndër të tjera, Myftiu falënderoi dhe shprehu mirënjohje për Eftinija Impex, Fata Kompani, haxhi Sejdi Kurtulush dhe donatorët e përkrahësit anonim, për kontributin e tyre të çmuar.

🌟 Reisul Ulema, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, në fjalën e tij vlerësoi lartë këtë vepër madhore dhe themelimin e Qendrës së Kuranit në xhaminë qendrore Mustafa Pasha duke shpjeguar rëndësinë e kontribuesēve në themelimin e instutucioneve të këtilla madhore.

Related posts

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit!

Gjyla Halili

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Gjyla Halili

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

Gjyla Halili