AKTUALE

Shoqata “Kërçova” në Zvicër organizon turne tradicional në fudboll të vogël/Dehari: Krenarë me mërgatën tonë

Banner

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka marë pjesë në turneun tradicional në futboll të vogël të organizuar nga shoqata “Kërçova” në Zvicër.

Dehari me këtë rast ka përgëzuar për kontributin e tyre, organizatorët, ekipet pjeëmarëse dhe çdo qytetarë të pranishëm.

“Krenar me ekipin përfaqësues të Komunës së Kërçovës, që arriti deri në finale pa asnjë humbje!
Urime më të mirëve – Shoqatës “Haranjelli” për vendin e parë”- ka shkruar Dehari.

Ja postimi plotë:

Si çdo herë, Shoqata “Kërçova” në Zvicër përmbylli me sukses shembullor turneun tradicional në futboll të vogël!
Përgëzime për Këshillin Organizativ, për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, referët, zonjat e nderuara që shërbenin me ujë e gjësende tjera, ekipin e ushqimit e të pastrimit, si dhe çdo qytetar që ishte i pranishëm dhe e dha kontributin e tij.

Krenar me ekipin përfaqësues të Komunës së Kërçovës, që arriti deri në finale pa asnjë humbje!
Urime më të mirëve – Shoqatës “Haranjelli” për vendin e parë!

Nder dhe respekt për secilin prej jush.
Faleminderit Kryetar Resul dhe ju anëtarë të palodhur të shoqatës – krenar për mërgatën tonë!

Me Ju dhe për Ju.
Për Kërçovën tonë!

Banner

Related posts

Osmani, Mickoskit: Nuk kam negociuar për identitetin maqedonas, por për identitetin evropian të maqedonasve dhe shqiptarëve

Gjyla Halili

Ajdari: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ndjehet në çdo sferë të jetës

Gjyla Halili

Ambasadori i Zvicrës: Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë

Gjyla Halili