AKTUALE

Vjollca Baftiu- Zylbeari pranon mirënjohje nga Reis Ulema Shaqir ef Fetai

Kur puna vlerësohet, shpirti merr krahë….

Një moment i veçantë dhe emocionues për mua:
Nga duart e Shkëlqesisë së Tij,
Reis Ulema Shaqir Fetai , pranova një mirënjohje për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin ndër vite me Bashkësin Fetare Islame si dhe për vazhdimësinë e angazhimit tim me gjeneratat e reja.

Ky është një respekt i veçantë dhe thellësisht domethënës për mua – një prekje zemre që më kujton se gjithçka që bëhet me dashuri, përkushtim dhe sinqeritet nuk kalon pa u parë.
Më kujtoi çdo angazhim timin ndër vite ndaj këtij institucioni të çmuar.
Ishin çaste që mbeten të paharrueshme – çaste që e ushqejnë shpirtin dhe i japin kuptim rrugëtimit tim.

Faleminderit për nderin, vlerësimin dhe mbështetjen!

Ky çmim është motiv dhe përgjegjësi për të vazhduar më tej, gjithmonë me shpirtin plot.

Banner

Related posts

Kënd do ta zgjedhin votuesit e ASH-së, Ilir Demirin apo Sadik Sulejmanin?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nesër do të marë pjesë në inagurimin e shtatores së heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Garanë të Kërçovës

Gjyla Halili

Më 7 prit Fronti Europian hap shtabin në Saraj

Gjyla Halili