AKTUALE

REISUL ULEMA PËR VIZITË URIMI NË UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA”

Sot, 19.06.2025, Reisul Ulema i BFI-së, Shaqir Ef. Fetai, ishte për vizitë urimi në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Reisul Ulema u mirëprit nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji të cilin e shoqëronin edhe Prof. Dr. Fati Iseni, prorektor për arsim dhe Prof. Dr. Diturie Ismaili, prorektorë për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe sekretari i universitetit, z. Pishtar Lutfiu, Prof. Dr. Argëtim Saliu
Rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, në emër të gjithë stafit akademik, Reisul Ulemasë i uroi mirëseardhje dhe shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e kreut më të lartë fetarë në vend. Ai njoftoi Reisin për punën dhe aktivitetet e Universitetit. Në të njëjtën kohë u përmendën edhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë për tejkalimin e të njëjtave.
Reisul Ulema, në emër të BFI-së dhe gjitha organeve të saja, uroi rektorin e ri, Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe gjithë stafin akademik të universitetit dhe u dëshiroi mbarësi dhe suksese në punë.
Gjithashtu, edhe Reisul Ulema shprehu gatishmëri për bashkëpunim në sferën e arsimit mes Universitetit Nënë Tereza dhe BFI-së dhe Fakultetit të Shkencave Islame, me qëllim të ngritjes profesionale dhe arsimore të këtyre dy institucioneve të larta arsimore.
Reisul Ulema siguroi rektorin se kanë mbështetjen e tij dhe BFI-së dhe se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit, sepse, sipas Reisul Ulemasë, kjo është përgjigje ndaj ftesës Hyjnore për dije dhe zhvillim.
Në këtë takim Reisul Ulemanë e shoqëruan, Mr. Mafiz Rustemi, drejtor i sektorit të diasporës dhe Fidush Ibraimi, drejtor i informacionit dhe botimeve.

Related posts

Deputeti  Salim Sulejmani jep dorëheqje nga  pozita deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së.

Gjyla Halili

Florim Useini: Turneu Tradicional Kërçovar mblodhi tre ambasadat 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Gjyla Halili

Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

admin