AKTUALE

Përfundon mbledhja e BDI-së, ja çfarë u përfundua

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, raporton TV21.

Siç bëjnë të ditur nga partia e integristëve, në këtë mbledhje është zhvilluar “një debat thelbësor”, për siç thonë “lidhur me “referendumin” që kemi përpara”.

A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin”, thonë nga BDI.

Më tej shtojnë se Kryesia vendosi njëzëri që t’i japë përkrahje të plotë kryetarit të integristëve, Ali Ahmeti për të “intensifikuar përpjekjet për unifikimin e të gjitha forcave progresive, si në Frontin Evropian, ashtu edhe në Frontin Kombëtar, drejtë fitores së madhe të të gjithëve”./TV21

Banner

Related posts

Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Gjyla Halili

Salim Sulejmani, bartës i VLEN në NJZ5?

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shoqatës ” Malësia e Madhe NY”: 30 vitet e ardhshme le t’ju sjellin të gjithëve juve edhe më shumë përparim, unitet dhe sukses!

Gjyla Halili