AKTUALE

Danella Arsovska sërish thumbon: “Shef, Danela ka edhe 151 lëndë me falsifikimet tona!”

Banner

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk po ndalet me thumbimet ironike ndaj Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut.

Përmes një postimi sarkastik në rrjetet sociale, ajo aludon për çështje të shumta të hapura me dokumente të dyshuara të falsifikuara që, sipas saj, lidhen me drejtues aktualë të koalicionit VLEN.

“Шеф загрижен сум, што да праиме Данела има уште 151 предмет со наши фалсификати.”

(“Shef, jam i shqetësuar. Çfarë të bëjmë, Danella ka edhe 151 lëndë me falsifikimet tona.”)

“Ќути си, глуми невин и праи се дека ништо не се случува, ќе ги наместиме вработените.”

(“Mos fol, bëj sikur je i pafajshëm dhe sillu sikur s’po ndodh gjë. Do i rregullojmë punonjësit.”)

Ky postim vjen në një moment kur raportet mes Arsovskës dhe eksponentëve shqiptarë të ish-koalicionit qeverisës janë në minimum, e hetimet për shkelje të mundshme administrative dhe penale po intensifikohen.

Arsovska vazhdon të përdorë gjuhë thumbuese për të denoncuar atë që e quan “hipokrizia dhe manipulimi politik me institucionet”, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë abuzimeve të bëra në dëm të qytetarëve të Shkupit.

Banner

Related posts

Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj

Gjyla Halili

Instituti “Abdilaqim Ademi” sot filloi gjeneratën e katërt të Akademisë së Lidershipit të Grave

Gjyla Halili

Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Evropiane ‘Krakow 2023’

admin