AKTUALE

Promovimi i “EPOS” nē Miçigan/ Senad Lulanaj: Ky event dëshmi e fuqishme se të bashkuar krijojmë momente që lënë gjurmë

Të nderuar anëtarë dhe gjithë komunitet ,

Pas përfundimit të një eventi që u zhvillua në Galerinë e Arteve në Miçigan, një ngjarje që përfshiu dimensione akademike, kulturore, artistike dhe letrare, ndjej detyrimin dhe kënaqësinë të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë sukses.

Në veçanti, falënderoj dy shoqatat bashkëpunuese: “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë”, nën drejtimin e Sherif Krniq dhe Agron Dedivanaj, me të cilët me përkushtim dhe vizion realizuam një event të paprecedentë në komunitetin shqiptar në SHBA: promovimin e librit “EPOS” si dhe ekspozitën e fotove artistike të realizuara gjatë ndërtimit të ekuestros së Skënderbeut në Tuz.
Ky nuk ishte thjesht një event kulturor apo artistik. Ishte një dëshmi e fuqishme se kur bashkohemi përreth vlerave të përbashkëta, mund të krijojmë momente që lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien dhe shpirtin e komunitetit tonë.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të palodhur, të cilët me organizimin, përgatitjen dhe angazhimin e tyre e çuan çdo detaj në një nivel të jashtëzakonshëm profesional.
Një falënderim i veçantë shkon për artistët e mrekullueshëm, Vlasov Sulaj dhe Ardian Pepa, të cilët me praninë e tyre dinjitoze dhe shprehjen e tyre artistike i dhanë jetë eventit. Ata ishin jo vetëm pjesë e programit, por thelbi shpirtëror dhe emocional i kësaj nate të paharrueshme.

Dhe mbi të gjitha, mirënjohje të veçantë për të gjithë baskëvendasit shok, vllazer e motra qe kan ardhur nga NY dhe Californi e në vecanti komunitetit tonë në Michigan të cilët me pjesëmarrjen e tyre të madhe dhe mbështetjen e sinqertë dëshmuan se kultura, historia dhe krenaria shqiptare jetojnë fuqishëm në diasporë. Prania juaj ishte një bekim dhe një nxitje për të ecur përpara me më shumë energji dhe besim.

Ky event ishte më shumë se një moment festiv – ishte një mesazh për brezat e rinj, një pasqyrë e vlerave që na përkufizojnë dhe një frymëzim për të ardhmen. Të rinjtë tanë kanë nevojë për këto shembuj, që rrisin krenarinë për identitetin dhe kulturën tonë.

Prandaj, të angazhohemi që evente të këtij lloji të jenë më të shpeshta, më të pasura dhe më gjithëpërfshirëse. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një komunitet të fortë, të vetëdijshëm për rrënjët e veta dhe të përkushtuar për t’i lënë trashëgimi të denjë brezave që vijnë pas nesh.

Me shumë respekt,

Senad Lulanaj
Kryetar
Shoqata Malesia e madhe NY

Related posts

Kuvendi miraton ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë, qytetarëve u zbriten deri 100 euro nga faturat

admin

Bexheti mirëpret kryetarin e Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela në Shtabin Komunal të Frontit Europian

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski nuk ka qëndrim, partia e tij hyri në qeveri me BDI-në

Gjyla Halili