AKTUALE

UNIVERSITETI I TETOVËS DHE EFEKTI ‘BEFORE & AFFTER’

Para disa ditësh dhe jo më shumë se një javë të gjithë ishim koshient për dy ngjarje madhore me peshë publike në Universitetin e Tetovës, shpallja Doctor Honoris Causa për Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi dhe Ceremonia e hudhjes së kapelave të absolventëve të gjeneratës 24/25.

Këto ngjarje nuk bëhen pa përkushtim dhe në sfond kërkojnë një zinxhir të tërë pune të heshtur, të koordinuar dhe të palodhur që nga stafi teknik e deri te ai akademik e administrativ.

Ajo që publiku sheh në kulm, është vetëm maja e një organizimi të gjatë, të menduar me kujdes dhe të zbatuar me pasion. Prandaj, çdo pamje ‘para dhe pas’ nuk është thjesht një ndryshim vizual është një tregues i një kulture pune që i jep vlerë çdo detaji, çdo hapësire, çdo momenti.

Transformimi që pasqyrojnë këto dy ngjarje madhështore në Universitetin e Tetovës nuk është vetëm estetik, ai është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe organizimit shembullor që karakterizon këtë institucion të arsimit të lartë.

Nga përgatitjet intensive para ngjarjeve, e deri te çdo detaj i vendosur me kujdes në ditët e zhvillimit të tyre, çdo hap ka reflektuar qartazi rregullin, harmonica, unitetin dhe një frymë kolektive që mbizotëron brenda këtij universiteti sepse kahera mes nesh ka funksionuar thënia “Ta duam UT-në si shtëpinë tonë”
Pamjet para ngjarjeve tregojnë një ambient në përgatitje, një hapësirë që pret të shkëlqejë dhe që pret të marrë jetë.

Ndërsa fotot pas zhvillimit të tyre flasin vetë- pastërti mbresëlënëse, rregull dhe estetikë që i bëjnë nder çdo institucioni serioz. Ky ndryshim nuk ndodh rastësisht, ai është fryt i një pune të palodhur nga ana e stafit akademik, administrativ dhe teknik, të cilët veprojnë me koordinim dhe përkushtim të lartë profesional.

Këto ngjarje nuk ishin vetëm manifestime akademike apo kulturore – ato ishin një pasqyrë e gjallë e identitetit të Universitetit të Tetovës: një institucion që e respekton ambientin e vet, që krijon standarde dhe që e vendos cilësinë mbi gjithçka tjetër. Rregullsia dhe disiplina nuk ishin thjesht detaje të organizimit, por thelb i çdo veprimi të ndërmarrë për të garantuar suksesin.

Fotografitë që shoqërojnë këtë tekst janë dëshmi më e fortë se çdo fjalë ato tregojnë më qartë se si një hapësirë mund të shndërrohet kur pas saj qëndron vullneti i përbashkët për të qenë shembull dhe në këtë rast, Universiteti i Tetovës e ka arritur këtë më së miri.

Mirënjohje nga zemra për çdo njeri që kontribuon, në dritë apo në prapaskenë, për ta bërë Universitetin tonë shembull të organizimit, pastërtisë dhe dinjitetit.

FALEMINDERIT ME MIRËNJOHJE TË THELLË SENATIT DHE SENATORËVE, DEKANËVE TË FAKULTETEVE, ADMINISTRATËS SË SHKËLQYER DHE EKIPIT TË PROTOKOLLIT, PËR PËRKUSHTIMIN, PROFESIONALIZMIN DHE KONTRIBUTIN E PANDALUR.

FALEMINDERIT EKIPËS SË PALODHUR QË NUK NJEH ORAR POR VETËM PËRGJEGJËSI. JU JENI ARSYEJA PSE ÇDO NGJARJE BËHET MË SHUMË SE NJË AKTIVITET, BËHET NJË PËRJETIM.

JU JENI SHTYLLA QË MBAJNË LART DINJITETIN DHE CILËSINË E INSTITUCIONIT TONË.

ME PËRULËSI,
PROF. DR. VULLNET AMETI

Related posts

EKSPLOZIVI I GËNJESHTRAVE DHE URREJTJES

Gjyla Halili

Visar Ganiu: Në kryeqendrën tonë, në Shkup do të qëndrojë prore emri i Sulë Hotlës

admin

BDI: Ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë

Gjyla Halili