AKTUALE

Për Ditën e çlirimit, Lladrovci jep mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve

Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Drenasit, kryetari i saj, Ramiz Lladrovci, ka planifikuar të japë mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve.

Deklarata e z. Lladrovci në rrjetin social:

Të nderuara familje të dëshmorëve të komunës së Drenasit,

Në shenjë nderimi për çdo familje të dëshmorit, me rastin e Ditës së Çlirimit, kam përgatitur mirënjohje për secilën familje në pajtim me Regjistrin zyrtar për dëshmorët.

Për shkak të racionalizimit të kohës dhe rrethanave, mirënjohjet mund t’i merrni te drejtorët e shkollave, sipas lokalitetit ku gjendet shkolla juaj.

Mirënjohjet mund ti merrni nga 18 qershori 2025.

Me nderime,
Ramiz Lladrovci

https://www.facebook.com/share/p/1JUHnEqCQd/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

admin

REISUL ULEMA NGUSHËLLON SHTETIN E KATARIT ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË ISH-EMIRIT TË KATARIT SHEJH TEMIM BIN HALIFAH AL THANI

Gjyla Halili

Deklaratë e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane mbi Pezullimin e Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë

Gjyla Halili