AKTUALE

Bdi dega Tetovë: Vepra penale nr.3 e Bilall Kasamit, pengim i përmbarimit përmes cesionit

Komuna e Tetovës nuk ka arkëtuar tatimin prej 1.568.400 denarësh për transaksionin e Monopolit. Në vend që kjo shumë të derdhej në buxhetin e komunës, ajo është ceduar te kompania “Euro Invest Beton” – një subjekt i lidhur ngushtë me pushtetin vendor.

Ky cesion nuk është përdorur si mjet normal ligjor, por si manovër për të anashkaluar përmbaruesit dhe për të shmangur bllokimin e llogarive zyrtare të komunës.

Në thelb, është një pengesë e drejtpërdrejtë ndaj zbatimit të vendimeve të përmbarimit, që dëmton funksionimin e ligjshëm të shtetit, procedurave ligjore dhe përfitimit të qytetarëve nga buxheti komunal.

❌ Me këtë veprim, është favorizuar një kompani në mënyrë të njëanshme dhe në dëm të kreditorëve të tjerë, në kundërshtim me ligjin.

Dispozitat ligjore që janë lëndë e veprave të kryera penale në këtë rast janë:

📌 Neni 369 KP – Pengim i zbatimit të vendimeve përmbarimore
📌 Neni 257 KP – Favorizim i një kreditori në mënyrë të padrejtë
📌 Neni 353 KP – Keqpërdorim i pozitës zyrtare

Përdorimi i cesionit për të pamundësuar arkëtimin e mjeteve nga llogaria zyrtare përbën pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, me qëllim favorizimin e klientëve partiak.

#DosjaKasami #eVërtetaPërTetovën

Banner

Related posts

Nuk ka të ndalur euforia edhe në GamGam: Lagjet e Tetovës mobilizohen për Bajram Rexhepi koha po afron për rikthimin e dinjietit

Gjyla Halili

LSDM: Izet Mexhiti po partizon administratën, Mickoski hesht

Gjyla Halili

Ndodh në Meksikë: Referi rrëmbehet, drogohet dhe grabitet pak para se të niste ndeshja

Gjyla Halili