AKTUALE

Haxhilerët nga Tetova kryejnë vizita në Mekkë dhe rrethinën e saj.

Sot, më 15.06.2025 Haxhilerët nga Tetova, të cilët këtë vit kryejnë kushtin e pestë të Islamit — Haxhin — kanë shfrytëzuar qëndrimin e tyre në vendet e shenjta për të vizituar edhe disa nga pikat më të rëndësishme që lidhen me historinë dhe qytetrimin Islam. Në mëngjes, të organizuar në grupe në krye me udhëheqësit e tyre i filluan vizitat në Mekke dhe rrethinën e saj.

Një ndër vendet që vizituan ishte Arafati, vendi ku besimtarët qëndrojnë në lutje dhe pendesë në ditën e Arafatit — kulmin e Haxhit. Aty qëndruan mu pranë “Kodrës së Mëshirës”.

Gjatë kësaj marshute ata vizituan edhe shpellën Thaur (Theur), vendin ku Muhamed (a.s) qëndroi i fshehur me shokun e tij, Ebu Bekrin, ndërsa që përndiqej nga kureishët. Kjo shpellë qëndron si dëshmi e besimit, qëndrueshmërisë dhe ndihmës hyjnore.

Një tjetër vend që tërhoqi vëmendjen e haxhilerëve tanë ishte shpella Hira, në malin Nur, ku Muhamedit a.s iu shpallën ajetet para të Kuranit. Kjo shpellë përfaqëson fillimin e mesazhit islam, që qëndron si udhërrëfyes për mbarë njerëzimin.

Haxhilerët nga Tetova, të mbushur me emocione, përjetime shpirtërore dhe respekt për vendet e shenjta, dalëngadalë përgatiten që të udhëtojnë për në Medinen e Ndritur.

Banner

Related posts

Tri vjet nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë – çfarë kishin nënshkruar Hoti e Vuçiq në praninë e Trumpit

admin

Tre muaj pa rroga, 140 punonjës të Spitalit të Tetovës nesër në protestë

Gjyla Halili

Në Kuvend do të mblidhet Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Gjyla Halili