AKTUALE

REALIZOHET ME SUKSES AKSIONI I DYTË I DHURIMIT TË GJAKUT NË MYFTININË E TETOVËS

Myftinia e Tetovës, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Tetovë dhe me mbështetjen profesionale të Qendrës së Mjekësisë Transfuzive, organizoi të premten, më 13 Qershor 2025, realizoi aksionin e rradhës qytetar për dhurim të gjakut në hapësirat e Xhamisë Qëndrore në fshatin Shipkovicë.

Ky aksion fisnik u prit me interesim nga besimtarët dhe qytetarët vullnetmirë, të cilët me përkushtim kontribuuan dhe dhuaruan me qëllim ndihmën e qytetarëve në nevojë për trajtim mjekësor.

Myftinia e Tetovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët (imamin e fshatit Shipkovicë, Zendel ef. Xhezairin, këshillin e xhamisë dhe dhuruesit) për këtë kontribut fisnik dhe lutet që Allahu xh.sh ti shpërblejë për këtë vepër të lartë.

Banner

Related posts

Hoxha: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri

admin

LAJMI I FUNDIT/ Irani nis sulmin ndaj Izraelit

Gjyla Halili

Dita e njëmbëdhjetë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili