AKTUALE

BDI – PROKURORIA PUBLIKE ËSHTË PLOTËSISHT E KAPUR

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”.

Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor. Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar.

Prokuroria e ka humbur plotësisht besueshmërinë e saj duke mbrojtur funksionarët e qeverisë, ndërkohë që bashkëpunon me qendra joformale të pushtetit për të montuar raste kundër ish-ministrave dhe kundërshtarëve politikë.

Prokuroria Publike, me këtë vendim, zyrtarisht është deklaruar e kapur.

BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë dhe politikë për të mbrojtur zërin e shqiptarëve, integritetin e procesit zgjedhor dhe parimet e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga institucionet që ndjekin reformën e sistemit të drejtësisë, që të mos heshtin përballë abuzimit të dukshëm të institucioneve për qëllime politike.

Banner

Related posts

Bojmacaliev për vizitë në SPB Manastir, NJPB Prilep dhe NJP Krushevë

Gjyla Halili

Rami Mislimi: Djali i Naser Ziberit bëhet NOTER. Revoltë e madhe në VLEN?

Gjyla Halili

Ambasadori britanik: Këtë vit do të ketë “non-grata” të tjera, hapa edhe për konfiskimin e pasurive

admin