NP ” Higjena Komunale” në Shkup ka reaguar ashpër ndaj udhëheqësisë së Komunës së Gjorçe Petrov e cila po mbyt komunën dhe qytetarët nga deponitë e ndërtimit.
Ja postimi i tyre:
Aleksandar Stojkoski, pastroni mbeturinat! Komuna e Gjorçe Petrovit e mbytur nga deponitë e ndërtimit
Për muaj të tërë, banorët e Gjorçe Petrovit përballen me pamje të papranueshme të deponive ilegale me mbeturina ndërtimi dhe mbetje të vëllimshme, të hedhura pa asnjë kontroll në zona publike. Këto mbeturina janë bërë pjesë e përditshmërisë urbane, kryesisht rreth kontejnerëve të dedikuar për mbeturinat komunale.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga NP “Higjiena Komunale” Shkup për ndarjen e përgjegjësive, mbledhja e këtij lloji të mbeturinave nuk është kompetencë e kësaj ndërmarrjeje, por e komunës dhe vetë kryetarit Aleksandar Stojkoski.
Ekipet e Higjienës Komunale vijojnë të zbrazin kontejnerët shtatë herë në javë, sipas planit operacional të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, por nuk janë të pajisura për të mbledhur mbeturinat ndërtimore apo voluminoze të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme.
Megjithatë, situata vazhdon të përkeqësohet, duke ngritur shqetësimin e banorëve për mungesën e angazhimit të komunës së Gjorçe Petrovit. Nga vetë deklaratat e mëparshme të kryetarëve të komunave të Shkupit, është qartësuar se kjo detyrë u takon strukturave komunale jo ndërmarrjeve të tjera publike.
A do të marrë më në fund përgjegjësi Aleksandar Stojkoski dhe të përmbushë detyrimin e tij ndaj qytetarëve?