AKTUALE

Bdi: 11 punëtorë shqiptarë janë larguar nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë”, njësia në Strugë.

Banner

Largimi i 11 punëtorëve shqiptarë nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” në njësinë e Strugës është një goditje e rëndë ndaj dinjitetit dhe sigurisë së shqiptarëve në vendin e tyre. Ky veprim nuk është vetëm një padrejtësi individuale, por një simptomë e një qeverisjeje të dështuar, që po i kthen shqiptarët në vendin ku duhet të luftojnë edhe për të mbajtur një vend pune që e kanë fituar me meritë.

Në një kohë kur pritej që përfaqësimi shqiptar në qeveri të garantonte jo vetëm punësimin e më shumë shqiptarëve në administratën shtetërore, por edhe mbrojtjen e atyre që janë tashmë të punësuar, realiteti dëshmon të kundërtën. Ajo që po ndodh sot është tregues i impotencës totale të përfaqësuesve të VLEN, të cilët jo vetëm që nuk arrijnë të sigurojnë hapësira të reja për shqiptarët, por as nuk janë në gjendje t’i ruajnë pozitat ekzistuese.

VLEN jo vetëm që nuk vepron, por hesht. Heshtja e tyre është bashkëfajësi. Shqiptarët nuk votuan për të qenë më të dobët, më të përjashtuar e më të nëpërkëmbur. Votuan për dinjitet, barazi dhe përfaqësim real.

Nëse një grup që pretendon të jetë pjesë e qeverisjes nuk është në gjendje të mbrojë as 11 punëtorë të zakonshëm nga padrejtësia, atëherë çfarë kuptimi ka pjesëmarrja e tyre në pushtet?

VLEN po FLEN. Dhe ndërkohë që ata flejnë, shqiptarët po i largojnë nga puna. Ky është bilanci i një përfaqësimi që po rezulton i zbrazët dhe i dëmshëm.

Kërkojmë reagim urgjent dhe kthim në punë të menjëhershëm për punëtorët e larguar padrejtësisht. Çdo vonesë do të përbëjë një provë më shumë të paaftësisë dhe heshtjes së organizuar të atyre që duhej të ishin zëri i shqiptarëve.

Banner

Related posts

Paditi KQZ-në dhe kërkoi shfuqizimin e regjistrimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit, Gjykata rrëzon Alibeajn

admin

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York sonte organizon darkë për mbledhje të fondeve për TV. BOIN në Malësi

Gjyla Halili

103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

admin