AKTUALE

U PËRMBYLL ME SUKSES THERJA DHE SHPËRNDARJA E KURBANËVE

Banner

“Amaneti i besimtarëve shkoi në vend!”

Me ndihmën e Allahut të Madhërishëm, u përmbyll me sukses therja dhe shpërndarja e kurbanëve që besimtarët i dorëzuan Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë vit, na u besuan gjithsej 4.783 kurbanë, të cilët u therën sipas rregullave të sheriatit islam dhe u shpërndanë në mënyrë të organizuar dhe me përgjegjësi të lartë.
Pas plotësimit të nevojave të internateve të Medresesë “Isa Beu” edhe 17.300 pako tjera me mish kurbani, me peshë prej 6–8 kg secila, u shpërndanë në të gjitha Myftinitë dhe rajonet e vendit.
Si rezultat, 17.300 familje të ndryshme në nevojë, u gëzuan në këtë Bajram, duke përjetuar frymën e solidaritetit, mëshirës dhe begatisë që sjell kjo festë.

Bashkësia Fetare Islame falënderon përzemërsisht të gjithë besimtarët që dhuruan kurbanin e tyre për Medresenë Isa Beu dhe për familjet në nevojë. Ky gjest fisnik është dëshmi e besimit të palëkundur dhe e ndjenjës së thellë për përgjegjësi ndaj fesë dhe shoqërisë.

Falënderim i veçantë i drejtohet Komisionit Qendror të BFI-së për organizimin e Kurbanëve, i cili me përpikëri, ndershmëri dhe përkushtim të lartë profesional udhëhoqi gjithë procesin. Po ashtu, falënderim të veçantë meritojnë edhe komisionerët e nderuar nëpër Myftinitë e vendit, të cilët realizuan me korrektësi dhe devotshmëri misionin e tyre.

Allahu ua pranoftë kurbanin të gjithë dhuruesve dhe ua shpërbleftë me mirësi në dynja dhe ahiret!

Banner

Related posts

How the US tax code bypasses women entrepreneurs

admin

Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim shënon 21 vjetorin në Tetovë

admin

ABDIL BILALLI EMËROHET KRYESHEF I POLICISË NË GOSTIVAR

Gjyla Halili