AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari: Qeveria duhet të punojë në drejtim të integrimit të vendit në BE

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë në drejtim të integrimit të vendit në BE e jo ta bllokojë”, ka shkruar deputetja Ajdari.

Postimi i saj:

Sot në cilësinë e anëtares të Komisionit për çështje evropiane bashkë me kolegë deputet realizuam takimi pune me shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Francës, Christophe Le Rigoleur.

Në fjalën time theksova që qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë në drejtim të integrimit të vendit në BE e jo ta bllokojë të njejtin. Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që të ecim përpara në këtë rrugëtim.

Republika e Francës ka qenë dhe do të mbetet partner strategjik i vendit tonë në periudha kyçe të zhvillimit dhe përparimit si demokraci parlamentare dhe si shtet multietnik.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti falënderon qytetarët e Shipkovicës për përkrahjen, mikpritjen dhe respektin

admin

Kush mund të përfitoj subvencion për rrymën në Maqedoni, shpallen kushtet

admin

Ahmeti – Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e mirë e stabilitetit në Europë

admin