AKTUALE

Bdi: Vmro zgjodhi Vlenin sepse janë të shantazhueshëm përmes dosjeve në prokurorinë e kapur nga pushteti

KUMTESË:

Zbulimi i aktiviteteve të paligjshme të udhëheqësisë së vlen, si pjesë e të ashtuquajturës “Krimi Urban”, vetëm sa vërteton atë që e kemi denoncuar që në fillim:

VMRO-DPMNE i krijoi dhe i zgjodhi ata sepse janë të shantazhueshëm dhe të kontrollueshëm përmes dosjeve të hapura në Prokurorinë e kapur nga pushteti.

Në komunën e Çairit, ndërtimi i mbi 150 ndërtesave pa leje, pa standarde statike e sizmike, dhe pa asnjë kontroll institucional, paraqet jo vetëm krim urban dhe rrezik serioz për qytetarët, por edhe mjet presioni politik ndaj drejtuesve të këtyre partive të preferuara nga Mickoski, të cilët tashmë janë kthyer në vegla të bindura të axhendës antieuropiane dhe antishqiptare të Qeverisë.

Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë farsë përfaqësimi, ku zëri i tyre zëvendësohet me njerëz të përulur nga frika e ndjekjes penale.

Ky është një projekt i qëllimshëm për të dëmtuar barazinë ndëretnike, për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit dhe përç ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA TAKOI EDHE ZËVENDËS MINISTRIN E HAXHIT DR. ABDULAZIZ VEZZANIN

Gjyla Halili

Bajrami i dërgon porosi Taravarit nga Struga: Do jau fikim dritat

Gjyla Halili

Reagim i Aleancës për Shqiptarët mbi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut (2025)

Gjyla Halili