AKTUALE

Telekomi i Kosovës pranë fëmijëve pa kujdes prindëror

Në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, një pjesë e stafit të Telekomit të Kosovës vizituan familjet strehuese në komunën e Vitisë, ku panë nga afër përpjekjet fisnike të familjeve për ngushëllimin e një pjese të fëmijëve që kanë mbetur pa përkujdesjen prindërore.

Në një atmosferë që ngroh zemrat e me shumë aktivitete, Telekomi i Kosovës u ndau këtyre fëmijëve dhurata simbolike për t’i bërë të ndihen se nuk janë vetëm dhe ne si shoqëri jemi këtu për t’u ofruar mbështetje e dashuri pafund 💞.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, si pjesë e përkushtimit tonë për të qenë afër atyre që kanë më së shumti nevojë për përkujdesje dhe solidaritet.

Në kuadër të kësaj nisme, Telekomi i Kosovës ofroi mbështetje konkrete për OFAP, përmes dhurimit të shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile, me qëllim lehtësimin e punës së tyre të përditshme me fëmijët dhe familjet strehuese.

Banner

Related posts

Kryeministri Mickoski në Salcburg në Samitin e 20-të evropian

Gjyla Halili

Histori rrëqethëse që ndodhi sot në Prishtinë; Polici la vajzën e vogël dhe shkoi t’u ndihmojë kolegëve në një aksion

admin

Ligji për Arsimin e Lartë u tërhoq nga rendi i ditës në Kuvend

Gjyla Halili