AKTUALE

Krijohet ekipi realizues i kastrioatasve në Amerikë për të ndihmuar realizimin e Monografisë: “SËRBICA E KASTRIOTASËVE-THESARI QË NA BASHKON”

Njoftim nga Shoqata Kastrioti në SHBA

Krijohet ekipi realizues i kastrioatasve në Amerikë për të ndihmuar realizimin e Monografisë: “SËRBICA E KASTRIOTASËVE-THESARI QË NA BASHKON”

Gjatë takimit që u mbajt më 29 Maj, z. Bekim Adili i deleguar nga Këshilli i Shoqatës Kastrioti nga fshati Sërbicë prezantoi një takim informues mbi pregaditjen e Monografisë së fshatit: “Thesari që na bashkon”, njohton kryesia e Shoqatës Humanitare Kastrioti në SHBA.
Mes tjerash në njoftimin e faqes së tyre shkruajn: z. Bekim Adili bëri një punë të mrekullueshme për të shpjeguar të gjithë projektin dhe vështirësitë me të cilat përballet për ta përfunduar atë. Disa nga pikat kryesore që u shqyrtuan ishin kaptijut edhe nën kapitujt e librit dhe rëndësinë e tyre, afatin kohor që nevojitet për të krijuar këtë monografi dhe për nevojat financiare për të përfunduar projektin. Shoqata Humanitare Kastrioti – SHBA e kupton rëndësinë e këtij projekti dhe kompleksitetin e tij për ta finalizuar, por fatkeqësisht nuk është në gjendje të ndihmojë financiarisht kështu që u zgjodh një këshill i posaçëm koordinues për t’u përfshirë në këtë projekt.
Ky këshill do të ndihmojë në çdo mënyrë të nevojshme për të ndihmuar në përfundimin e këtij projekti.
Personat që u zgjodhën në këtë këshill janë:
– Ilaz Kadriu
– Musa Zendeli
– Isen Ballazhi
– Bekim Ballazhi
– lir Zenku
– Luan Elezi
– Dashmir Ajdini.
Me respekt nga Shoqata Humanitare Kastrioti – USA,përfundon njohtimi mbi takimin e realizuar. Ndërsa mësohet se në mënyrë vullnetare këtijë ekipi do ti shtohen edhe dy personalitete. Dr Amit Baftiri afaristë i shquar dhe Arben Kasa-aktivistë i njohur rinor. Redaksia e Tv Gurra, ju uronë suksese në realizimin e kësaj vepre me të cilën do krenohet e gjithë Kërçova.

Banner

Related posts

Rrahje në burgun e Idrizovës

Gjyla Halili

Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita fotografike “Tetova në kujtesën e kohës”

Gjyla Halili

Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili