AKTUALE

Iljas Veseli prezanton fazën finale të projektit të parkingut në Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Iljas Veseli, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka prezantuar për publikun punimet për përfundimin e parkingut të ri pranë objektit të Komunës.

Në video, Veseli thekson se punimet janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt kjo hapësirë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai gjithashtu falënderoi ekipet e angazhuara për dinamikën dhe cilësinë e punës së deritanishme.

“Ky projekt është pjesë e përkushtimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet për qytetarët e Sarajit. Parkingjet publike moderne janë të domosdoshme për funksionimin efikas të Komunës dhe shërbimeve që ofrojmë,” u shpreh kryetari Veseli.

Ky parking pritet të lehtësojë ndjeshëm mungesën e hapësirës për parkim në zonën përreth dhe të kontribuojë në rregullimin urban në Sarajit.

Banner

Related posts

Mbahet mbledhja e rregullt e Myftinisë së BFI Tetovë

Gjyla Halili

Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

admin

Zëdhënësi i Qeverisë për takimin në Bruksel: Presim të mos jetë vëmendja vetëm te Asociacionih

admin