AKTUALE

NPK TETOVA ME 550.000 EURO HUMBJE PËR NJË VIT E TRE MUAJ!

Banner

Raportet financiare të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova tregojnë zhytje të madhe në borxhe.

Vitin 2024 e kanë mbyllur me 6 milionë denarë (100.000 euro) humbje, ndërsa vetëm në tremujorin e parë te vitit 2025 kanë gjeneruar humbje prej 28 milionë denarë (455.000 euro).

Kjo situatë është ende më e çuditshme kur shihet se kjo ndërmarrje për këtë periudhë ka marrë ndihmë financiare nga Komuna e Tetovës në vlerë prej 41 milionë denarë (670.000 euro) si dhe ka pasur të hyra nga ndërmarrjet Sharri dhe Saubermacher në vlerë prej 45 milionë denarë (730.000 euro).
Vetëm nga Komuna, NP Sharri dhe Saubermacher kanë marrë 86 milionë denarë (1.400.000 euro), pa i llogaritur edhe të hyrat tjera.

Po si u bë që punëtorët e ndërmarrjes nuk marrin rroga tanimë 3 muaj!?

Gjithë këtë humbje nesër në seancë të këshillit komunal do kërkojnë që ta mbulojë Komuna e Tetovës!

Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorim të parave të qytetarëve mbi kurrizin e punëtorëve të cilët e bëjnë punën e tyre dhe nuk paguhen.

Për këtë situatë kemi paralajmëruar çdoherë kur nga buxheti i Komunës së Tetovës ndaheshin mjete për NPK-në dhe në çdo rast kryetari i komunës Bilall Kasami ka qenë dalëzotës dhe ka garantuar se ato mjete nuk do keqpërdoren, mirëpo raportet financiare tregojnë atë që ne e kemi paralajmëruar, KEQPËRDORIM KLASIK!

Banner

Related posts

Kasami nga Gostivari: BDI me polici kërcënojnë qytetarët – burgu është për kriminel, aty do të përfundojnë!

Gjyla Halili

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln denarë

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet

Gjyla Halili