AKTUALE

12 maqedonas – 0 shqiptarë në punësimet e reja në HEC Mavrovë – Vërtok, në zemër të Gostivarit

Valdet Xhaferi denoncon diskriminimin në punësimet e HEC Mavrovë – Vërtok, në zemër të Gostivarit, janë realizuar 12 punësime të reja, por asnjë shqiptar nuk është përfshirë në to. Në një qytet ku shqiptarët përbëjnë shumicën, kjo situatë shihet si një akt i qëllimshëm poshtërimi dhe diskriminimi ndaj komunitetit shqiptar.

Denoncimin e ka bërë publike Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, përmes një postimi në Facebook. Ai thekson se ndërsa shqiptarët presin drejtësi dhe përfaqësim të barabartë, VMRO-ja vazhdon të festojë diskriminimin, ndërsa VLEN-i hesht si gjithmonë.

“Ku janë ata që u premtonin shqiptarëve 2000 apo 3000 vende pune? A e ndiejnë sot turpin, ndërsa bëhen legjitimues të politikave përjashtuese të VMRO-së? A është ky ndryshimi që u premtua?”, pyet Xhaferi.

Ai thekson se BDI-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të pajtohet me këtë padrejtësi. “Ne nuk i shesim shqiptarët për poste dhe nuk bëhemi dekor në qeveri. Ne jemi këtu për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e çdo qytetari shqiptar për të qenë i barabartë në vendin e vet,” tha ai.

Valdet Xhaferi shton se shqiptarët nuk janë numra dhe as kukulla të Mickoskit siç është VLEN-i, por meritojnë barazi, drejtësi, respekt dhe përfaqësim të denjë në çdo institucion.

“Shqiptarët nuk heshtin. Nuk harrojnë. Dhe nuk e falin poshtërimin,” përfundoi kryetari i BDI-së në Gostivar.

Related posts

Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zv/ministër

Gjyla Halili

BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk

Gjyla Halili

“Ekspertë ndërkombëtarë për PR, BDI s’fiton më kurrë” – Kasami dhe Taravari komentojnë idenë e BDI-së

Gjyla Halili