AKTUALE

BDI dega në Kërçovë hedh poshtë akuzat e pabaza ndaj Fatmir Deharit

Banner

Dega e Bashkimit Demokratik në Kërçovë hedh poshtë akuzat e pabaza të lansuara kundër kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Nuk është hera e parë që tentohen sulme të tilla ndaj personave në pozita udhëheqëse, përmes diskreditimit personal dhe uljes së kontributeve të tyre, por është koha të thuhet me zë të lartë se profesionalizmi nuk matet me zili, dhe patriotizmi nuk shitet me demagogji, thuhet mes të tjerave në reagimin e Degës së BDI0së në Kërçovë.

Kumtesa e Degës së BDI-së në Kërçovë:

Akuzat e pabazuara ndaj Kryetarit të Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari janë vetëm për të krijuar huti te oponioni publik dhe ky akt i ulët e i pavend përbën një shkelje të etikës minimale që synon të diskreditojë një figurë e cila gëzon besimin institucional dhe mbështetjen e popullit kërçovar.
Më shumë sesa akuzë, kjo është një shfaqje e frustrimeve personale të autorëve, që përpiqen të bëjnë zhurmë përmes manipulimit dhe shtrembërimit të fakteve. Nuk është hera e parë që tentohen sulme të tilla ndaj personave në pozita udhëheqëse, përmes diskreditimit personal dhe uljes së kontributeve të tyre, por është koha të thuhet me zë të lartë se profesionalizmi nuk matet me zili, dhe patriotizmi nuk shitet me demagogji.
Ngelet në ndërgjegjen e publikut dhe të institucioneve serioze të vlerësojnë se kush flet me përgjegjësi, transparencë dhe në përputhje me ligjin, dhe kush përdor opinionin publik për të larë hesape personale, duke përdorur fjalët e “popullit” si mburojë për ambicie të dështuara.
Institucionet nuk ndërtohen me shpifje, por me punë. Autoriteti nuk fitohet me ironi, por me dinjitet. Dhe mbi të gjitha, kontributi nuk vlerësohet nga zëri më i lartë, por nga puna më e sinqertë.

Banner

Related posts

Mexhiti: Ali Ahmeti ka humbur kontaktin me realitetin, është nën ndikimin e “klanit të kazinove” të Grubit‼

admin

Musa Xhaferi: Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara

Gjyla Halili

Mexhiti: Gashi është një nga politikanët e rrallë që nuk ka asnjë aferë korrupsioni, ky është modeli që VLEN e promovon

Gjyla Halili