AKTUALE

Faton Ahmeti, BDI: Pas pronës publike Kasami uzurpon  edhe atë intelektuale

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, njëherësh sekretar i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka theksuar se pas pronës publike, Bilall Kasami uzurpon edhe atë intelektuale.

“Kasami ka përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”,” ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij:

Bilall Kasami nuk u mjaftua me keqpërdorimin e pronës publike të Tetovarëve, por tani ka vënë dorë edhe mbi pronën intelektuale – duke përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Ky abuzim i pafytyrë nuk mbulohet dot as me tituj nderi – se të shpallësh Kadarenë “Qytetar Nderi” nuk të jep licencë për vjedhje kulturore, njësoj siç nuk të jep të drejtë për të abuzuar me pasuritë e qytetarëve të Tetovës.
Ky është mentalitet uzurpatori, jo i një kryetari të denjë!

Banner

Related posts

Gashi thërret për marrje masash për të ndalur shpërnguljen e të rinjëve

Gjyla Halili

Vdes gjimnazisti nga Shkupi, u helmua nga droga e futur në pije

admin

Delegacioni i Letonisë për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili