PLAGJIATURË, KEQPËRDORIM DHE PËRBALTJE!
BILALL KASAMI NUK KURSEN AS ISMAIL KADARENË PËR PROMOVIMIN E VET POLITIK❗️
Ditë më parë ishim dëshmitarë të një veprimi skandaloz dhe joligjor nga kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ku ai shpërndau libra më shkolla, që sipas informatave publike janë produkt i piraterisë dhe shitjes së pautorizuar.
Shtëpia Botuese “Onufri” njoftoi sot publikisht se ka ngritur kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për shpërndarjen e paligjshme të librave të autorit Ismail Kadare, pa leje dhe miratim nga botuesi ekskluziv.
Nëse kjo vërtetohet, kemi të bëjmë me një akt të rëndë plagjiature dhe përvetësimi të pronës intelektuale, që bie ndesh me çdo normë ligjore dhe etike. E gjitha kjo, për t’u promovuar në rrjete sociale me qëllime politike ditore dhe për pak publicitet, mbi veprën e kolosit të letërsisë shqiptare, që vetëm pak vite më parë u shpall “Qytetar Nderi” nga po i njëjti kryetar.
BDI – Dega Tetovë e konsideron këtë jo vetëm si një skandal institucional, por edhe si vazhdimësi e një qasjeje të njohur të keqmenaxhimit të pronës publike dhe mungesës së transparencës.
Në periudhën në vijim, do të publikojmë me fakte dhe dokumente të tjera rastet e keqpërdorimeve që po kryhen me pronën publike, hapësirat e qytetit dhe buxhetin komunal.
Bilall Kasami në mungesl të projekteve reale për Tetovën po mundohet të kamuflojë paaftësinë e tij dhe këtë e bën në mënyrë të paskrupullt dhe joligjore !
Tetova ka nevojë për udhëheqje me integritet, jo për përbaltje të trashëgimisë sonë kombëtare.
#eVërtetaPërTetovën #Llogaridhënie