AKTUALE

Bilall Kasami, shkele në zakonet e shqiptarëve.

Shkruan : Asllan Koka

Ismail Kadarenë e pate shpallur qytetar nderi në Tetovë

4450 libra – të njëjtit tituj, nga e njëjta shtypshkronjë, të shpërndarë në të gjitha shkollat e Tetovës.
Asnjë transparencë. Asnjë procedurë ligjore. Asnjë sqarim për publikun.

Si ndodhi që të gjitha shkollat zgjodhën të njëjtin libër?
Kush i urdhëroi drejtorët të furnizohen njësoj?
Kush e zgjodhi shtypshkronjën?

Askush nuk e beson që këtë e kanë bërë shkollat vetë.
Ky është koordinim politik. Dhe përgjegjësia është vetëm jotja.

Sot, botuesi “Onufri” dorëzoi kallëzim penal për vjedhje të autorësisë.
Ti ke shpërndarë libra të Ismail Kadaresë të kopjuar pa leje, duke shkelur të drejtat autoriale.
Librat janë shtypur nga një shtypshkronjë e lidhur me rrethin tënd.

Pra, kur ti thua kemi investuar, ne do ta kuptojmë se ke bërë krim.

Dhe tani, kur u kap me prova, i turpëron edhe drejtorët.
I detyrove të marrin libra të paligjshëm.
Tani po i lë vetëm, duke u hedhur fajin për një veprim që e organizove vetë.

Dëmi për Onufrin është ekonomik.
Dëmi për Tetovën është moral.

Ti e përdore sistemin arsimor për propagandë.
E vendose shkollën në shkelje të ligjit.

Turpi është vetëm i yti.

Banner

Related posts

Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

Gjyla Halili

“Prioritet aleanca me SHBA, BE dhe NATO”/ Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i RMV-së: Detyrë primare, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira

Gjyla Halili

Asllan Koka: Ku janë porvat që deklaronit se i kishi për Artan Grubin, mjaftë më me përndjekje politike!

Gjyla Halili