AKTUALE

Ura të forta bashkëpunimi mes shqiptarëve të pjesës gjermanofone dhe asaj frankofone të Zvicrës

Nga: Florim Useini

Të premten në mbrëmje, së bashku me ambasadorin tonë të nderuar të Maqedonisë Veriore në Bern z. Rexhep Demiri dhe kryetarin e Rrjetit të Miqësisë z. Meti Krasniqi, morëm rrugën drejt Lozanës – drejt një mbrëmjeje të veçantë, të ngrohtë, të përgatitur me dashuri e bujari nga afaristët e dalluar Milaim Berisha dhe Atdhe Jasiqi, përfaqësues të kompanisë prestigjioze Vuichard AG.
Na priti një atmosferë e mbushur me miqësi dhe respekt, ku ndriçonin fytyrat e njerëzve të përkushtuar. Na nderuan me praninë e tyre edhe Jetmir Alimi një afarist i suksesshëm nga FFA AG, si dhe miqtë tanë Premtim Mustafa, Luan Berisha dhe Viktori – secili prej tyre një urë e gjallë që lidh trojet, bizneset dhe zemrat tona shqiptare.
Mbrëmja rridhte natyrshëm, si një lumë i butë në muzg, ku bisedat produktive ndërthureshin me të qeshura të sinqerta, sepse siç thotë një fjalë e urtë, e qeshura jo vetëm që shëron shpirtin, por edhe zgjat jetën.
Nga zemra falënderojmë mikpritësit për këtë ngrohtësi vëllazërore, për këtë frymë bashkimi që e kapërcen çdo kufi gjeografik. Kjo mbrëmje ishte më shumë se një darkë, ishte një shtrëngim duarsh për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi mes shqiptarëve të pjesës gjermanofone dhe asaj frankofone të Zvicrës.
Në fund, ne u larguam me zemrat më të pasura, me besimin se kur shqiptarët bashkohen, krijohen mundësi që ndriçojnë të ardhmen.

Banner

Related posts

Deputeti Bexheti godet VLEN-in: Çdo ditë po e hani turpin me bukë!

Gjyla Halili

Pagat e zyrtarëve në qiell, punëtorët në rrugë për paga më të larta!

admin

Dy shtetas të Maqedonisë janë ndaluar pasi kanë importimin e dokumenteve bosh të falsifikuara në Greqi

Gjyla Halili