AKTUALE

Taravari komenton largimet: Nuk menduan për popullin, por për pushtetin

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, kreu i Kuvendit të kësaj partie, Arben Fetai, është shkarkuar nga krahu i Arben Taravarit. Mbledhja e Kuvendit, siç tha Taravari, është iniciuar nga 2/3 e anëtarëve dhe vjen pak ditë pasi disa nga zyrtarët e lartë të partisë kundërshtuan vendimin e tij për largim nga Qeveria dhe koalicioni. Nazim Taipi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të ASh-së

Kemi përjashtuar edhe disa anëtarë të kryesisë, të cilët tashmë po shprehen publikisht kundër Aleancës për Shqiptarët. Anëtarët e kryesisë që u përjashtuan janë gjithsej tetë nga 46 anëtarë të Kryesisë Qendrore, kështu që vazhdon me shumicën e anëtarëve, ndërsa kuvendi me shumicë absolute në Kuvendin Qendror. Për Mimoza Musën nuk është marrë vendim, sepse mesazhi nuk është përcaktuar mirë, a do të mbetet me Aleancën për Shqiptarët apo me VLEN-in, nuk kemi një mesazh të qartë”, tha Taravari.

Pas largimit të atyre që u intereson vetëm pushteti, Aleanca për Shqiptarët do të rritet fuqishëm dhe do të bëhet një forcë politike udhëheqëse në të ardhmen”, tha Taravari.
Ai bëri të ditur se Kuvendi e ka konfirmuar vendimin e partisë që të largohet nga Qeveria dhe të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojë edhe me BDI-në edhe me “VLEN-in”.
“Në Manastir, në Kërçovë, në Bërvenicë, në Çashkë, në Prespë, në Butel do të bashkëpunojmë me BDI-në dhe me VLEN, sepse vetëm kështu mund t’i ndihmojmë shqiptarët dhe është në interes të shqiptarëve, në komunat e tjera do të shohim… Nuk kemi një vendim përfundimtar. Nuk përjashtojmë bashkëpunimin me asnjë parti politike opozitare, përveç të Majtës. Të jeni të sigurt se ne nuk do të bashkëpunojmë me të Majtën”, tha Taravari.

Related posts

BDI: 28 Nëntori na kujton përpjekjen për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi

Gjyla Halili

Limani për çerdhet në Likovë dhe Haraçinë: Ministria përmbushi obligimet e saja, radhën e kanë kryetarët e komunave

Gjyla Halili

Debati për interpelancat për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin do të nisë më 10 janar

Gjyla Halili