AKTUALE

BDI: Në doganë 26 avansime, zero shqiptarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se avancimet në Doganën e Maqedonisë së Veriut janë të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. BDI tha se kjo është një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut , të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar.

Ky nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend.

BDI rikujton se institucionet duhet të pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit dhe parimin kushtetues të përfaqësimit të barabartë.

Në vend të kësaj, po shohim kthim në struktura një-etnike dhe mohimin e realitetit shtetëror.

Kërkojmë reagim urgjent nga Qeveria dhe përgjegjësi nga ata që me heshtjen apo bashkëpunimin e tyre po e mundësojnë këtë kthim në praktika diskriminuese.

Nuk guxojmë lejojmë që shqiptarët të fshihen nga shteti.

Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për ta rikthyer drejtësinë atje ku e meriton, te të gjithë qytetarët, njësoj”, tha BDI.

Banner

Related posts

BDI mblidhet të hënën: “Vendime mbi hapat e mëtejshëm për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin”

Gjyla Halili

Maqedonia e Veriut shënon 33-vjetorin e pavarësisë

Gjyla Halili

Kompania shqiptare bleu biznesin e njohur “Studio Moderna” në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili