HATME NË FSHATIN KALLNIK
Sot e shtunë, më datë 24.05.2025, në Xhaminë e fshatit Kallnik, u organizua një manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik – hatme, nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, nën udhëheqjen e mualimit, Selajdin ef. Ramadani.
Në këtë manifestim, krahas prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me operativën e Myftinisë, profesorë dhe hoxhallarë të rrethit.
Në fjalimin e tij, Myftiu përgëzoi nxënësit për arritjen dhe përkushtimin e treguar në rrugën e dijes islame, duke e cilësuar hatmen si një ndër veprat më të dashura për Allahun. Ai theksoi gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të mualimit në edukimin dhe udhëzimin e brezit të ri, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi i xhematit dhe familjes për suksesin e fëmijëve. .
Pas programit të përgatitur me përkushtim, referenti i Myftinisë Idris ef. Idrizi, e bëri duanë e hatmes, duke i lutur Allahut për pranimin e përpjekjeve dhe dijes së fituar nga nxënësit. Në vazhdim, u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që përfunduan hatmen, si dhe u shpërnda një mirënjohje dhe falënderimi për mualimin Selajdin ef. Ramadanin për angazhimin e tij të sinqertë dhe të palodhur. Programin e moderoi, referenti i Myftinisë, Muhamed ef. Berzati.
Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira dhe mualimin e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e në ahiret.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe imamit, Omer ef. Dauti, këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi të mrekullueshëm.





