AKTUALE

Shkarkohet Arben Fetai, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të ASh-së

Sot lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.

Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh.

Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari

Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.

Banner

Related posts

Nuk kaloi interpelanca ndaj Izet Mexhitit

Gjyla Halili

“Levica”: Do të ndërtojmë përmendore për “branitellat” që ranë në Vicë të Malësisë së Tetovës!

Gjyla Halili

Bekteshi i përgjigjet Mexhitit: Tradhti kombëtare nëse e përkrahni VMRO-në në raundin e dytë në Kërçovë!

Gjyla Halili