AKTUALE

BDI: Mickoski po e përmbush qëllimin parazgjedhor- t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet

Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe, thuhet në reagimin e BDI-së

“Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi. Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë. Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike. Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht. Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”

Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.

Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik. Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI shtojnë se në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit. /KOHA

https://www.facebook.com/share/1Cc7mZwu4b/?mibextid=wwXIfr

Related posts

ASH: VLEN në një vijë me VMRO-në, fyejnë shqiptarët e zonës 3 dhe i shpallin “frekuentues”

Gjyla Halili

“Rinia ka zë!” – Aldina Abazi hyn në garë për të përfaqësuar të rinjtë e Tetovës

Gjyla Halili

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Gjyla Halili