AKTUALE

Musa: Jam deputete e ASh-së, por nuk e tradhtoj besimin që ma dhatë – ndryshimin do ta çojmë përpara

Banner

Deputetja e Aleancës për Shqiptarë, Mimoza Musa, nëpërmjet një statusi në Fejsbuk është përgjigjur ndaj pyetjes se – Me kë është deputetja Mimoza Musa?, pas periudhës së vështirë politike që po ndodh në ASH-Taravari.

“Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa?

Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju:Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj. Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara”, është shprehur Musa.

Banner

Related posts

Kompani amerikane të interesuara për investime në Mal të Zi, Gjeloshaj: Ecim me vendosmëri drejt zhvillimit të përgjithshëm, së bashku me aleatët tanë të dëshmuar amerikanë, tani dhe përgjithmonë!

Gjyla Halili

Me Forumin Shqiptarë,fryma e zhvillimit ndihet kudo në Malësi

admin

Vendimi gjyqësor u dha në ashensor – rast i paprecedent në drejtësinë e Maqedonisë

Gjyla Halili