AKTUALE

Stojanovski: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë publike, javën e ardhshme hyn në procedurë parlamentare

Marrëveshja e nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme do të jetë në procedurë parlamentare dhe do të jetë publike për të gjithë, bëri të ditur sonte deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Stojanovski për lajmet qendrore të televizionit “Sitell” tha se gjithçka do të jetë publike dhe transparente.

“Kjo marrëveshje nuk do të jetë si marrëveshjet që janë bërë në katër sy, por gjithçka do të jetë publike dhe transparente, çdo milimetër dhe çdo shkronjë e asaj marrëveshje dhe atyre që do të vijojnë në të ardhmen do t’i prezantohen publikisht opinionit dhe do t’i dorëzohen Qeverisë dhe Parlamentit, sepse mendojmë se publiku e meriton këtë. Nuk kemi asgjë për të fshehur në marrëveshjet”, tha Stojanoski.

Marrëveshja u nënshkrua dje në Londër nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministrit britanik të Ekonomisë dhe eksportit Geret Tomas. Fondet e siguruara nga kjo marrëveshje do të përdoren për projekte infrastrukturore në hekurudha, shëndetësi dhe arsim.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, Qeveria e Maqedonisë miratoi tekstin e Marrëveshjes pasi kryeministri Hristijan Mickoski dhe homologu i tij britanik Kir Starmer në Samitin e komunitetit politik evropian në Tiranë arritën pajtueshmëri për partneritet strategjik.

Opozita doli me vërejtje në lidhje me mungesën e transparencës mbi marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Related posts

Bdi: Mysafiri i nderit i partive të Vlenit, Dodiki — dënohet me burg në Bosne dhe Hercegovinë.

Gjyla Halili

8.1 milionë euro konsiderohet dëmi në Lotarinë e Maqedonisë

Gjyla Halili

Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët dhe mbuloi korrupsionin

Gjyla Halili