AKTUALE

Dorëhiqet nga posti i zëvendës drejtorit edhe Nazim Taipi nga ASH-Taravari

Banner

Sot ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendës drejtori i Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan Top24

Të nderuar qytetarë dhe miq,

Ju njoftoj se sot kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen time nga pozita e Zëvendësdrejtorit në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Ky vendim vjen pas një reflektimi të thelluar dhe është i bazuar në bindjen time të palëkundur se nuk ekzistojnë më kushtet e nevojshme për të vijuar me një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë në këtë funksion.

Gjatë kësaj periudhe, kam punuar me përkushtim të plotë për të çuar përpara projekte strategjike si:

• Korridori 8 – përshpejtimi i procesit të shpronësimeve;

• Qarkorja Trebosh–Neproshten – nisja e punimeve intensive;

• Sinjalizimi i rrugës Tetovë–Jazhincë – projekt tashmë i përfunduar;

• dhe të tjera.

Megjithatë, kam hasur në sfida të vazhdueshme, përfshirë:

❌ zvarritjen e qëllimshme të proceseve, si në rastin e rrugës Tetovë–Prizren;

❌ mungesën e vullnetit politik për projekte në zonat me shumicë shqiptare, si autostrada Bllacë–Shkup;

❌ mosrespektimin e gjuhës shqipe në institucion dhe në komunikimin publik rrugor.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Angazhimi im nuk përfundon këtu – përkundrazi, do të vazhdojë me përkushtim të plotë në mbështetje të vizionit dhe punës për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Me respekt,

Nazim Taipi

Banner

Related posts

“Fronti Evropian”, bashkimi që bën fuqinë, që fshin dallimet e afron, për synimet gjeostrategjike të vendit!

Gjyla Halili

Drejtori z.Shkodran Tolaj në takim pune me drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor znj.Abigeila Voshtina

admin

Thaҫi: Albini s’ka takat me i ndihmu shqiptarët e RMV-së

Gjyla Halili