AKTUALE

Moti në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura dhe duke filluar nga orët e paradites dhe kryesisht orët e mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Më pas deri në orët e pasdites vonë reshjet e shiut mbeten prezentë dhe të dobëta përgjatë relieveve të larta malore të vendit.

Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit.
Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti – Valëzimi 2 deri 4 ballë.

Related posts

Sara akuzon produksionin e BBVA gjatë transmetimit direkt: Kam kërkuar që të dalë vet dhe ju nuk më lejuat

Gjyla Halili

VMRO: Osmani shpik skenarë, BDI dhe LSDM në panik

Gjyla Halili

Gjendja e ndërtesave të reja është me e keqe se atyre të vjetra sa i përket standardeve të ndërtimit

Gjyla Halili