AKTUALE

BDI, boshti i stabilitetit politik shqiptar!

Shkruan: Valmir Aziri

Partickat që sot thërrasin njëra-tjetrën “heronj” dhe nesër “tradhtarë” po shndërrohen në karikatura politike që e përçajnë faktorin shqiptar dhe i shërbejnë skemave të vjetra antishqiptare!

Ndërkohë, BDI, edhe në opozitë, ka treguar klasë politike dhe pjekuri kombëtare. Nuk u përfshi në luftëra meskine, por mbrojti shqiptarët denjësisht në çdo institucion, duke çmontuar një nga qeveritë më diskriminuese ndaj tyre.

Në qendër të kësaj qasjeje është Ali Ahmeti lider me histori, me vizion, dhe me aftësi për të udhëhequr në kohë trazirash. Ai nuk i fryn ndasive, por ndërton bashkëpunim. Nuk bie në kurthe emocionale, por ruan boshtin kombëtar me maturi dhe vendosmëri.

BDI nuk është thjesht një parti. Është një shkollë politike. Një busull për shqiptarët në një kohë kur shumëkush ka humbur drejtimin.

Banner

Related posts

VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!

Gjyla Halili

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

Gjyla Halili

Agim Aliu: Ali Ahmeti është figurë e madhe kombëtare dhe lider me përmasa gjithëshqiptare

Gjyla Halili