AKTUALE

Reagojnë këshilltarët e Bdi-së: Refuzimi i transparencës nga Komuna e Tetovës dëshmon frikën nga e vërteta!

REAGIM ZYRTAR

Nga Këshilltarët e Këshillit Komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim – Tetovë
Data: 20.05.2025

Në lidhje me kërkesën tonë zyrtare të parashtruar më 19.05.2025 për qasje në informata me karakter publik, në përputhje të plotë me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, ne, këshilltarët e BDI-së në Këshillin Komunal të Tetovës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për mënyrën selektive, të paplotë dhe të qëllimshme me të cilën Komuna është përgjigjur.

Në vend që të vihej në dispozicion një pasqyrë e plotë e të gjitha angazhimeve me kontrata në vepër apo forma të tjera jo të rregullta, siç është kërkuar në mënyrë specifike dhe e detajuar, Komuna ka ofruar vetëm të dhëna të përgjithshme për 7 kontrata gjatë periudhës janar–prill 2025. Asnjë e dhënë konkrete nuk është dhënë për emrat, përshkrimin e detyrave, kohëzgjatjen apo institucionet përkatëse të angazhimit, që në vete përbën shmangie nga ligji dhe nga vetë parimet e transparencës që institucionet publike janë të detyruara t’i respektojnë.

Kjo përgjigje përbën një shkelje të nenit 21 të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, dhe për më tepër, bie ndesh me frymën e një administrate të hapur dhe transparente.

Mosdhënia e informatave të kërkuara, si dhe referimi në përgjigje të mëparshme për kërkesa të tjera, janë ligjërisht të papranueshme, pasi çdo kërkesë ka karakter të veçantë dhe duhet trajtuar si e tillë.

Përkujtojmë se neni 39 dhe 44 i ligjit në fjalë parashikojnë sanksione konkrete për zyrtarët përgjegjës që nuk e respektojnë afatin ose që ofrojnë përgjigje të paplota për informatat publike.

Qytetarët e Tetovës kanë të drejtë të dinë se ku shkojnë mjetet e tyre publike. Kur Komuna shmang përgjegjësinë për të dhënë llogari për kontratat dhe shpenzimet e veta, atëherë krijohet një hije e fortë dyshimi se diçka po fshihet.

Ne mbetemi të vendosur që për çdo keqpërdorim të buxhetit komunal, çdo kontratë të dyshimtë, dhe çdo refuzim të transparencës, të kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe ligjore.

Dhe nëse Komuna vazhdon të heshtë , do të flasë ligji!

https://www.facebook.com/share/1Bvh2RPpJf/?mibextid=wwXIfr

@Агенција за заштита на право на слободен пристап до инфо. од јавен Каралтер

Related posts

Ali Ahmeti takon Presidenten Osmani, u diskutua për zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle, 12 mijë euro për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

admin

Ambasada e SHBA-së me rastin e 8 Shtatorit: E çmojmë partneritetin e fuqishëm me Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili