AKTUALE

Kryetari Ilas Veseli merr pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata e Pensionistëve Invalidor

Saraj, 20 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Ilas Veseli, mori pjesë sot në një takim të veçantë të organizuar nga Shoqata e Pensionistëve Invalidor, ku u mirëprit ngrohtësisht nga anëtarët e kësaj shoqate.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Veseli falënderoi përzemërsisht për ftesën dhe theksoi rëndësinë e përkujdesjes institucionale ndaj kësaj kategorie të respektuar të shoqërisë.

“Është një nder i veçantë për mua të jem sot këtu mes jush. Ju siguroj se Komuna e Sarajit do të vazhdojë të jetë gjithmonë në përkrahje të pensionistëve invalidor dhe do të punojmë për të përmirësuar kushtet dhe mirëqenien tuaj,” u shpreh kryetari Veseli.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, ku u diskutuan edhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen anëtarët e shoqatës, ndërsa u vlerësua mbështetja e deritanishme nga institucionet lokale.

Banner

Related posts

Florim Useini në Düsseldorf: Nevojitet qasje më konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja

Gjyla Halili

Molliqaj i reagon Kurtit: Për ty, hero i mirë është veç heroi i vdekur

Gjyla Halili

Xhuli Nura ua prezanton ndjekësve ‘Librin e Suksesit’: Kam folur për të në Big Brother, kam shënuar të gjitha sukseset e mia

admin