AKTUALE

Parlamenti konstatoi dorëheqjen e Taravarit dhe dy zv/ministrave

Parlamenti i RMV-së sot konstatoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Janë konstatuar gjithashtu edhe dorëheqjet e zëvendësministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, Elfete Ismaili.

Nënkryetarja Vesna Bendevska, sqaroi se, sipas Rregullores së Kuvendit, ata kanë të drejtë të arsyetojnë dorëheqjen, por deri në fillimin e kësaj seance të 49-të nuk kanë kërkuar ta bëjnë këtë, dhe për këtë arsye dorëheqjet u konstatua.

Më pas u propozua rendi i ditës i seancës, por pas një vërejtjeje procedurale nga Sashko Jançev nga partia E Majta, u dha një pauzë prej një ore.

Banner

Related posts

Ismaili: Kërkojmë që të rihapet hetimi për Spitalin Modular në Tetovë dhe si provë kyçe le të jetë ekspertiza gjermane

Gjyla Halili

Mexhiti takoi Sinanin në Preshevë: Diskutuam për hapjen e pikës kufitare Llojan–Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva

Gjyla Halili

Mitreski dhe koordinatorët do të dakordohen për seancë për zgjedhje të një anëtari të KSHZ-së

Gjyla Halili