AKTUALE

Transparenca jo sllogan politik, por detyrim/ Bajram Rexhepi: Tetovarët kanë të drejtë të dinë ku shkojn paratë e tyre

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit dhe Shef i shtabit politik të Bdi-së në Tetovë, Bajram Rexhepi nëpërmjet një postimi në fb ka reaguar ndaj skandaleve të shumta të paraqitura në media të ndryshme, në cilat paraqitet keqpërdorime të buxhetit komunal për kontrata fiktive për aktivist të partisë.

“Paratë publike nuk guxojnë të keqpërdoren për militantë dhe logjistikë partiake. Ato janë për rrugë më të mira, shkolla më të sigurta, zhvillim ekonomik lokal dhe shërbime më të mira komunale në çdo lagje”- ka theksuar Rexhepi.
Ja postimi plotë:

Buxheti i Komunës së Tetovës, që mblidhet nga paratë e taksapaguesve, duhet të jetë në funksion të qytetarëve, për rrugë, shkolla, ujësjellës dhe shërbime që përmirësojnë jetën tonë të përditshme.

Megjithatë, ditëve të fundit jemi dëshmitarë se persona pa asnjë angazhim në Komunë po paguhen me kontrata në vepër, pa dhënë asnjë kontribut konkret për qytetin dhe qytetarët.

Për këtë arsye, sot këshilltarët tanë në Këshillin Komunal kanë kërkuar zyrtarisht qasje në informata publike, për të zbardhur se kush paguhet dhe për çfarë. Kjo nuk është hera e parë që kërkojmë llogaridhënie dhe transparencë, por deri më tani kemi hasur vetëm në heshtje, pa asnjë përgjigje të vetme.

Paratë publike nuk guxojnë të keqpërdoren për militantë dhe logjistikë partiake. Ato janë për rrugë më të mira, shkolla më të sigurta, zhvillim ekonomik lokal dhe shërbime më të mira komunale në çdo lagje.

Qyteti ynë nuk ka nevojë për kontrata të fshehta. Ka nevojë për projekte të dukshme, zhvillim të mirëfilltë dhe kontrata e vetme e pranueshme është ajo me dhe për qytetarin.

Llogaridhënia dhe transparenca nuk janë dhe nuk guxojnë të mbesin slogane politike – ato janë përgjegjësi. Është koha që kjo përgjegjësi të merret seriozisht, nga ata që dinë dhe e duan Tetovën! ✅

#Llogaridhënie #eVërtetaPërTetovën

Related posts

ALI AHMETI NË VIZITË NË RTK NË KOSOVË

Gjyla Halili

Lëvizja Anti-bixhoz: Do të publikojmë fotografitë e deputetëve që nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit!

Gjyla Halili

Gjimnazi i Tetovës në prag të mbylljes, Llalla: Komuna s’ka lëshuar mjete, Durmishi: Kemi lëshuar mjete

admin