AKTUALE

Shuma të majme për aktivist të Lëvizjes Besa nga buxheti i taksapaguesve tetovarë/ Reagon Koordinatori i këshillatrëve të Bdi-së, Liridon Disha.

Banner

Pas publikimit të skandaleve të një pas njëshme në media të ndryshme, për keqpërdorimin në mënyrë të pamëshirshme dhe joligjore të buxhetit të Komunës së Tetovës, nga ana e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili paguan aktivist e penzionist me kontrata në vepër, duke keqpërdorur në mënyrë brutale paratë e taksapaguesve tetovarë, në një postim në fb ka reaguar Koordinatori i Këshilltarëve të Bdi-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha i cili ka theksuar se nuk do të lejojmë që Bilall Kasami ta shfrytëzojë buxhetin e Komunës për t’i paguar me shuma të majme aktivistët e Lëvizjes Besa, të cilat shuma janë shum më të mëdha se rogat e të punësuarve më administratën komunale.

“Fatkeqësia më e madhe është së këta persona marrin shuma të majme në krahasim me punëtorët administrativë që çdo ditë paraqiten në punë dhe i kryejnë obligimet ndaj qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme”- ka shkruar Disha.

Ja postimi plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Nuk do të lejojmë që buxhetin e Komunës së Tetovës, i cili është buxhet i qytetarëve, të shfrytëzohet për kampanjë politike të Bilall Kasamit!

Rreth 2.000.000 euro në vit harxhohen nga buxheti i Komunës për kontrata në vepër. Në këto lista gjenden edhe persona që janë në pension, jetojnë jashtë shtetit dhe nuk kanë marrëdhënie pune në Komunë.

Fatkeqësia më e madhe është së këta persona marrin shuma të majme në krahasim me punëtorët administrativë që çdo ditë paraqiten në punë dhe i kryejnë obligimet ndaj qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk mund të lejojmë që Bilall Kasami ta shfrytëzojë buxhetin e Komunës për t’i paguar me shuma të majme aktivistët e Lëvizjes Besa. Është obligim i çdo qytetari të reagojë!

KOMUNA E QYTETARËVE!

Banner

Related posts

BOCHVARSKI: MARRËVESHJA KA DETYRIME PËR SECILËN PALË DHE QËLLIMI ËSHTË QË KRAHËT E AUTOSTRADAVE TË LËSHOHEN SA MË SHPEJT NË PËRDORIM

admin

Trendafillov për ndërtesën e LSM-së: Shpresojmë që gjykatësit nuk do t’i nënshtrohen presionit politik ose oligarkik dhe se drejtësia do të fitojë

Gjyla Halili

33 vjeçarja nga Shkupi ndërroi jetë në Medine, derisa kryente obligimet e umres

Gjyla Halili