AKTUALE

Valdet Xhaferi, BDI: Krenarë me vizionin e rinisë së shkëlqyer gostivarase

Banner

Rinia e BDI-së në prani të strukturave të degës së kësaj partie në Gostivar, në një takim madhështor, ku ishte edhe lideri i Bdi-së, Ali Ahmeti dhe shefi i shtabit politik, Talat Xhaferit, zgjodhi Admir Miftarin si udhëheqës i Rinisë së Degës së Gostivarit.

Gjithmonë krenarë për përkushtimin, energjinë dhe vizionin e rinisë së shkëlqyer gostivarase, ka shkruar kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Bashkë me rininë gostivarase 👐

Në një takim të zhvilluar sonte në Gostivar me Forumin Rinor të BDI-së, lideri z.Ali Ahmeti theksoi se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por forca që formëson të tashmen. Nngriti shqetësimin për drejtimin monoetnik të qeverisë aktuale, që po largon Maqedoninë e Veriut nga rruga europiane dhe rrezikon pozitën e shqiptarëve në vend.

Kryetari z.Ahmeti nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit është themel i paqes dhe barazisë, dhe çdo përpjekje për ta zhbërë do të përballet me rezistencë të organizuar. Ai u bëri thirrje të rinjve të angazhohen me vizion dhe vendosmëri për të mbrojtur të arriturat dhe për të çuar përpara integrimin europian.

Ja postimi i plotë:

Të rinjtë nuk presin të ardhmen, e ndërtojnë!

Në një ambient të jashtëzakonshëm, në prani të liderit z.Ali Ahmeti, Kryeministrit të Parë Shqiptar z.Talat Xhaferi, si dhe kolegëve të nderuar nga të gjitha organet e Degës, Forumi Rinor i BDI-së në Gostivar sonte gjithashtu prezantoi Shefin e Shtabit Politik për rininë.

Me një mbështetje të plotë dhe të njëzëshme, u propozua Admir Miftari si udhëheqës i rinisë së Degës së Gostivarit. 👏👏👏

Gjithmonë krenarë për përkushtimin, energjinë dhe vizionin e rinisë së shkëlqyer gostivarase.
Urime Admir Miftari – na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë 🤝

Banner

Related posts

BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8, konfirmoi pastërtinë e projektit

Gjyla Halili

ALI AHMETI, USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE KORIDORI 8

admin

Haradinaj uron pavarësinë e SHBA-së, kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore

admin