AKTUALE

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut.

Banner

Related posts

Durim Zeqiri zgjidhet ushtrues detyre drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

admin

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan kujton 56-vjetorin e Besëlidhjes së Malësisë për ndalimin e hakmarrjes

Gjyla Halili

Grubi: Besoj se në fund të korrikut do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese

admin