AKTUALE

REKTORI FETAJI PRITI NË TAKIM ZYRTAR DREJTORIN EKZEKUTIV TË SEED FORUM GLOBAL, Z. JORUND H. RYTMAN

Shkup, 13 Maj 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në kabinetin e tij të punës një delegacion nga Norvegjia, përfaqësues të organizatës ndërkombëtare Seed Forum Global, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv, z. Jorund H. Rytman.

Gjatë takimit, rektori Fetaji prezantoi zhvillimet më të fundit të UNT-së duke vënë theksin në avancimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi gatishmërinë e UNT-së për të bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë.

Seed Forum Global është një organizatë prestigjioze ndërkombëtare që synon të lidhë startup-et dhe sipërmarrësit me investitorë potencialë, përmes rrjeteve globale të prezantimeve dhe trajnimeve. E themeluar në Norvegji, ajo operon në më shumë se 40 vende dhe organizon ngjarje që kontribuojnë në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit dhe investimeve në fazat e hershme të bizneseve.

Të dy palët shprehën interes të ndërsjellë për të formalizuar thellimin e bashkëpunimit, me synim arritjen e një marrëveshjeje zyrtare që do të promovojë kulturën e startup-eve dhe do të mundësojë përfshirjen aktive të studentëve dhe stafit akademik në projekte ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Goditja ndaj KF Shkëndijës ngre shqetësime serioze për trajtimin e klubeve shqiptare

Gjyla Halili

Filipçe: Kemi rënë dakord për një takim me Taravarin javën e ardhshme!

Gjyla Halili