AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM KRYETARIN E QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE NË GJERMANI

Në ambientet e Bashkësisë Fetare Islame u zhvillua një takim vëllazëror mes Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe kryetarit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, z. Mensur ef. Halili.

Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe tejet i frytshëm ndërmjet BFI-së dhe Qendrave Islame në Gjermani. U diskutua gjithashtu për projektet e ardhshme me interes të përbashkët, të cilat synojnë forcimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar të mërgatës shqiptare në këtë shtet.

Në takim morën pjesë edhe Muftiu i Muftinisë së Tetovës, Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Iseni, drejtori për diasporë pranë BFI-së, Mr. Mafiz Rustemi, si dhe drejtori për çështje fetaro-arsimore, Mr. Fejzullah Sadiku.

Me këtë rast, kryetari i Qendrave Shqiptare Islame të Gjermanisë, Mensur ef. Halili, i dhuroi Reisul Ulemasë numrin e parë të revistës “Perspektiva”, botuar nga këto qendra, në çks Reisul Ulema shprehu urime pêr këtë hap të rëndësishëm në sferën e fjalës së shkruar. Nga ana tjetër, Reisul Ulema e nderoi mysafirin me një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e jetës fetare në mesin e diasporës shqiptare në Gjermani, si dhe për mbështetjen që kjo diasporë i jep Bashkësisë Fetare Islame dhe institucioneve të saj, me theks të veçantë Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame.

Banner

Related posts

Dy gjuhësia së shpejti do të jetë në të gjithë dokumentet dhe formalitetet e tjera të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë

admin

Agron Dedivanaj uron Krishtlindjet: Vlerësojini momentet e veçanta me njerëzit e dashur

Gjyla Halili

Tërmeti në Turqi/ Hoxha nga Shkupi me mesazh për ata që ndertojnë banesa: Kujdes, kujtoni popullin!

admin